Diaspora shqiptare në SHBA paralajmëron protestë para selisë së OKB-së në Nju Jork

Shqiptarët në Amerikë kanë paralajmëruar një tubim para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të hënën më 23 tetor, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Serbisë në seancën e planifikuar të Këshillit të Sigurimit, transmeton FrontOnline. Siç thuhet, me këtë protestë shqiptarët kërkojnë që Serbia […]

Diaspora shqiptare në SHBA paralajmëron protestë para selisë së OKB-së në Nju Jork
diaspora-shqiptare-ne-shba-paralajmeron-proteste-para-selise-se-okb-se-ne-nju-jork

diaspora-shqiptare-ne-shba-paralajmeron-proteste-para-selise-se-okb-se-ne-nju-jork

Shqiptarët në Amerikë kanë paralajmëruar një tubim para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të hënën më 23 tetor, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Serbisë në seancën e planifikuar të Këshillit të Sigurimit, transmeton FrontOnline.

Siç thuhet, me këtë protestë shqiptarët kërkojnë që Serbia të jetë “përgjegjëse për krimet e luftës dhe sulmin terrorist në Banjskë”.

Protesta u organizua nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, me mbështetjen e shoqatave të tjera shqiptaro-amerikane”.

Kosova në seancë do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Serbia nga Ana Brnabiq./FrontOnline/