Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan, Policia hap rast

Disa të mitur serbë e kanë djegur një flamur të Kosovës. Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Zveçan. Lidhur me rastin, detaje për media ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani. “Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata […]

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan, Policia hap rast
digjet-flamuri-i-kosoves-ne-zvecan,-policia-hap-rast

digjet-flamuri-i-kosoves-ne-zvecan,-policia-hap-rast

Disa të mitur serbë e kanë djegur një flamur të Kosovës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Zveçan.

Lidhur me rastin, detaje për media ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani.

“Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata janë parë duke e djegur flamurin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, tha Elshani.

“Rasti po hetohet si “për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”, tha ai.