Dogana i konfiskon 1300 pako të mëdha me cigare, njëri prej të dyshuarve sulmon policin e tjetri arratiset

Njësiti Mobil i Doganës së Kosovës i ka konfiskuar 1300 pako të mëdha cigaresh, me c’rast njëri prej tre të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin polic. “Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare”, thuhet […]

Dogana i konfiskon 1300 pako të mëdha me cigare, njëri prej të dyshuarve sulmon policin e tjetri arratiset
dogana-i-konfiskon-1300-pako-te-medha-me-cigare,-njeri-prej-te-dyshuarve-sulmon-policin-e-tjetri-arratiset

dogana-i-konfiskon-1300-pako-te-medha-me-cigare,-njeri-prej-te-dyshuarve-sulmon-policin-e-tjetri-arratiset

Njësiti Mobil i Doganës së Kosovës i ka konfiskuar 1300 pako të mëdha cigaresh, me c’rast njëri prej tre të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin polic.

“Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”.

“Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”.