E tradhtoi i fejuari me shoqen e ngushtë – Kjo është modelja që hyri në BBVK

Konkurrentja e radhës e Big Brother VIP Kosova, është Vesa Vllasaliu. Blogerja, njëherësh shumë aktive në rrjetin social TikTok, është ish e fejuara e futbollistit shqiptar, Mërgim Berishës. Vesa së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani. Në një intervistë të fundit, […]

E tradhtoi i fejuari me shoqen e ngushtë – Kjo është modelja që hyri në BBVK

Konkurrentja e radhës e Big Brother VIP Kosova, është Vesa Vllasaliu.

Blogerja, njëherësh shumë aktive në rrjetin social TikTok, është ish e fejuara e futbollistit shqiptar, Mërgim Berishës.

Vesa së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

Në një intervistë të fundit, Vllasaliu thekson se është lënduar tejet shumë, por që e ka tejkaluar tashmë këtë.

Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.