Eksperti Bieber: Rreziku për një “Banjskë 2” nuk ka kaluar, Serbia po teston vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën

Eksperti austriak, Florian Bieber, njohës i Ballkanit, ka thënë se duke parë tendecat serbe, edhe mund të ndodhë një incident tjetër i ngjashëm me atë të Bajskës në veri të Kosovës. Në një intervitë për Telegrafin, ai vuri në dukje se mund të pritet një vazhdimësi e kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo […]

Eksperti Bieber: Rreziku për një “Banjskë 2” nuk ka kaluar, Serbia po teston vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën
eksperti-bieber:-rreziku-per-nje-“banjske-2”-nuk-ka-kaluar,-serbia-po-teston-vendosmerine-e-nato-s-per-te-mbrojtur-kosoven

eksperti-bieber:-rreziku-per-nje-“banjske-2”-nuk-ka-kaluar,-serbia-po-teston-vendosmerine-e-nato-s-per-te-mbrojtur-kosoven

Eksperti austriak, Florian Bieber, njohës i Ballkanit, ka thënë se duke parë tendecat serbe, edhe mund të ndodhë një incident tjetër i ngjashëm me atë të Bajskës në veri të Kosovës.

Në një intervitë për Telegrafin, ai vuri në dukje se mund të pritet një vazhdimësi e kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo për të testuar në një mënyrë të caktuar vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën.

“Rasti i Banjskës ishte qartë një incident ku diçka shkoi keq, jo ashtu siç ishte planifikuar. Ne nuk e dimë se çfarë ishte, kështu që për sa kohë që nuk i dimë të dyja përgjegjësitë e sfondit, mund të supozojmë se një incident i tillë, i ngjashëm edhe mund të përsëritet. Në fakt, ne kemi parë incidente të shpeshta dhe më të rënda në veri të Kosovës gjatë vitit apo një viti e gjysmë se sa në 10 vitet e kaluara. Pra, duket se mund të pritet që ne të shohim një vazhdimësi të kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo për të testuar në një mënyrë të caktuar vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën”, u shpreh politologu austriak.

Sipas Bieber, sulmi i Banjskës ishte komplet i orkestruar, duke shtuar se edhe heshtja e Vuçiqit tregon shumë për këtë.

“Pra, nga ky këndvështrim, mendoj se ne po shohim një mjedis shumë të rrezikshëm sigurie dhe në një mjedis të tillë ku edhe personat përgjegjës për sulmin e incidentit në Banjskë nuk janë ndëshkuar, duket se mund të pritet një përsëritje të një ngjarjeje të tillë. Pra, nga ky këndvështrim, do të isha mjaft i shqetësuar. Dhe përsëri, sulmi në veri të Kosovës ishte shumë  qartë i orkestruar. Vuçiq heshti ditën e incidentit të armatosur. Pra kjo tregon se këto incidente mund të ndodhin kur aksionet e nivelit të lartë me grupet ushtarake, grupet paraushtarake, dalin jashtë kontrollit”, deklaroi Bieber.