EULEX: Varësisht nga situata e sigurisë në veri mund të ketë edhe shtim të trupave

Të pyetur se a pritet të ketë trupa shtesë të EULEX-it në Kosovë në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku, nga misioni i EULEX-it, kanë thënë për Front Online se kjo varet krejtësisht nga situata e sigurisë. “Në varësi të situatës së sigurisë në Kosovë, Njësia e Formuar e Policisë mund të përforcohet përkohësisht me […]

EULEX: Varësisht nga situata e sigurisë në veri mund të ketë edhe shtim të trupave
eulex:-varesisht-nga-situata-e-sigurise-ne-veri-mund-te-kete-edhe-shtim-te-trupave

eulex:-varesisht-nga-situata-e-sigurise-ne-veri-mund-te-kete-edhe-shtim-te-trupave


Të pyetur se a pritet të ketë trupa shtesë të EULEX-it në Kosovë në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku, nga misioni i EULEX-it, kanë thënë për Front Online se kjo varet krejtësisht nga situata e sigurisë.

“Në varësi të situatës së sigurisë në Kosovë, Njësia e Formuar e Policisë mund të përforcohet përkohësisht me një Njësi Policore të Formuar Rezervë në mënyrë që të mbështesim më mirë homologët tanë kosovarë sipas nevojës”, thuhet më tutje në përgjigjen e tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Kosova po përballet me një dislokim të madh të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare.

Sipas tij , kjo do të duhej të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.