Fahri Fazliu i ri flet pasi u arrestua dhe u lirua nga Specialja: Unë në luftë isha 8-vjeç, gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme

Pasi u arrestua dhe u lirua nga Specialja, Fahri Fazliu ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, nga ku tregoi se arrestimi i tij u bë derisa po e dërgonte djalin e tij në kopsht, shkruan Periskopi. Nipi i dy heronjve, theksoi se në luftë ishte vetëm 8 vjeç derisa shtoi […]

Fahri Fazliu i ri flet pasi u arrestua dhe u lirua nga Specialja: Unë në luftë isha 8-vjeç, gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme
fahri-fazliu-i-ri-flet-pasi-u-arrestua-dhe-u-lirua-nga-specialja:-une-ne-lufte-isha-8-vjec,-gjithmone-krenar-me-te-kaluaren-tone-te-lavdishme

fahri-fazliu-i-ri-flet-pasi-u-arrestua-dhe-u-lirua-nga-specialja:-une-ne-lufte-isha-8-vjec,-gjithmone-krenar-me-te-kaluaren-tone-te-lavdishme

Pasi u arrestua dhe u lirua nga Specialja, Fahri Fazliu ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, nga ku tregoi se arrestimi i tij u bë derisa po e dërgonte djalin e tij në kopsht, shkruan Periskopi.

Nipi i dy heronjve, theksoi se në luftë ishte vetëm 8 vjeç derisa shtoi se iu konfiskua telefoni.

“Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”, ka shkruar Fazliu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”????????

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin.

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!????????

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç.

#LiriakaEmërUÇK.????????