Fakulteti me më shumë studentë në RMV nesër do të protestojë para Qeverisë: Kërkojnë “kushte më të mira për studim”

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), me vendim të drejtorisë së dekanatit, nesër në ora 12 do të mbajë protestë paqësore para Qeverisë. Përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarëve të drejtorisë së dekanatit do të jenë edhe udhëheqësit e institucioneve dhe një anëtar i zgjedhur nga Asambleja Studentore e Fakultetit. Nga Fakulteti kumtuan se […]

Fakulteti me më shumë studentë në RMV nesër do të protestojë para Qeverisë: Kërkojnë “kushte më të mira për studim”
Objekti i FShIIK. Hoto: Meta.mk (janar 2023)

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), me vendim të drejtorisë së dekanatit, nesër në ora 12 do të mbajë protestë paqësore para Qeverisë. Përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarëve të drejtorisë së dekanatit do të jenë edhe udhëheqësit e institucioneve dhe një anëtar i zgjedhur nga Asambleja Studentore e Fakultetit. Nga Fakulteti kumtuan se në protestë do të mbahet seanca e 25-të e rregullt e Këshillit-Mësimor Shkencor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i protestës, thonë nga FSHIIK, është që “t’i tregohet pushtetit për nevojën e përmirësimit të kushteve për studim të studentëve të Fakultetit” duke aluduar në problemin hapësinor me të cilin përballet ky institucion. Me më shumë se 5.000 studentë, FSHIIK është fakulteti me më shumë studentë në shtet, por sfidë e vërtetë për udhëheqësinë e fakultetit është ajo që institucioni nuk ka hapësirë të mjaftueshme që t’i akomodojë të gjithë studentët e regjistruar.

Dekani i FSHIIK, prof.dr. Boro Jakimovksi për Meta.mk thotë se vendimi për protestë vjen pas mosplotësimit të premtimit nga ana e Qeverisë në lidhje me kërkesën e tyre.

“Vendimi është miratuar pasi që në periudhën e deritanishme kemi marrë informata nga Qeveria se do të vendoset pozitivisht për kërkesën tonë të drejtuar që vitin e kaluar në maj dhe do të marrim mbështetje dhe informata se ajo do të realizohet, por në seancë qeveritare në shkurt, përpara se të shpallen zgjedhjet presidenciale, kur përfundimisht u vendos në rend dite, vendimi u anulua për një seancë, ndërkaq më pas edhe për një muaj. Pastaj, kur kaloi seanca e djeshme, morëm informatë se nuk do të shkohet në drejtim të miratimit të kërkesës sonë për marrjen e hapësirës shtesë të Kampusit Teknik”, thotë Jakimovski.

Për problematikën në fjalë, dje nga Ministria e Arsimit theksuan se me dhënien eventuale të hapësirave në të cilat për momentin është e vendosur Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), FSHIIK do të fitonte objekt i cili nuk përmbush kushte për realizim të mësimit.

Nga atje thonë se FSHIIK do të ketë ndërtesë në mjedisin e kampusit shoqëror të UKM-it, por ndërtimi për momentin është stopuar. Objekti i cili duhej të jetë shtëpi e FSHIIK-së filloi të ndërtohet para më shumë se tetë vite, por mbeti i pandërtuar, pasi në korrik të vitit 2019 firma realizuese “Beton-Shtip” shkoi në falimentim.

“FSHIIK do të ketë objekt tërësisht të ri në mjedisin e kampusit të UKM-it. Siç është e njohur, ai objekt filloi të ndërtohet, por procedura për momentin është stopuar, për shkak të falimentimit të realizuesit të punimeve ndërtimore. Informojmë se pas revizionit të projektit dhe vlerësimit të aktiviteteve të kryera nga marrëveshja, do të zgjidhet realizues i ri i cili tërësisht do ta përfundojë objektin”, thonë nga MASH-i.`            `

Portalb.mk dhe Meta.mk tashmë kanë shkruar për problemin hapësinor të FSHIIK-ut. Ndërtesa e paralajmëruar prej kohësh që duhet të marrë fakulteti dhe që filloi të ndërtohej në Kampusin Social të UKM-së, mbeti e papërfunduar. Shpresat se ndërtimi do të rifillonte u rritën vitin e kaluar, por u shuan përsëri kur kjo nuk ndodhi.

Buxheti për vitin 2024 nuk parashikon mjete për vazhdimin e ndërtimit të objektit të FShIIK-ut dhe fqinjit të tij – Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë (FKFSSh).