“Fast Kosova” kap të dënuarin me 30 vjet burgim në Itali

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar me inicialet B. B., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet në Itali. Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe se është i dënuar me 30 vjet burgim. […]

“Fast Kosova” kap të dënuarin me 30 vjet burgim në Itali
“fast-kosova”-kap-te-denuarin-me-30-vjet-burgim-ne-itali

“fast-kosova”-kap-te-denuarin-me-30-vjet-burgim-ne-itali

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar me inicialet B. B., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet në Itali.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe se është i dënuar me 30 vjet burgim.

“Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë”, thuhet po aty.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.