Firmoset marrëveshja 25. 5 milionë euroshe për KOSTT-in

MFPT dhe KOSTT nënshkruan marrëveshje me vlerë 25.5 milionë euro për përmirësim të rrjetit të transmisionit të energjisë nga KOSTT Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri. Në […]

Firmoset marrëveshja 25. 5 milionë euroshe për KOSTT-in
firmoset-marreveshja-25.-5-milione-euroshe-per-kostt-in

firmoset-marreveshja-25.-5-milione-euroshe-per-kostt-in

MFPT dhe KOSTT nënshkruan marrëveshje me vlerë 25.5 milionë euro për përmirësim të rrjetit të transmisionit të energjisë nga KOSTT
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, Zëvendësministri i
Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri.
Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “projekti parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurtë e të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit të energjisë nga KOSTT”.
Zëvendës Ambasadori Conrad deklaroi se “projekte si ky për përmirësimin e rrjetit të transmisionit janë të rëndësishëm për integrimin e Kosovës në tregjet e energjisë së Bashkimit Evropian”.
Në këtë linjë, Zëvendësministri Mjeku shprehu se “përkrahja e ofruar për KOSTT mundëson që kostoja e energjisë të jetë e përballueshme për qytetarët duke i kontribuar edhe procesit të dekarbonizimit”.
Se ky projekt është shumë i rëndësishëm u pajtua edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT i cili tha se “përmes projektit mundësohet integrimi i një kapaciteti shtesë të energjisë në Deçan, zëvendësimi i transmetuesve ashtu që të zvogëlohet ngarkesa si dhe dixhitalizimi i shërbimeve të ofruara nga KOSTT”.
Duke nënvizuar mundësitë për bashkëpunim në projekte tjera të përbashkëta për zhvillimin e sektorit të energjisë, palët më pas proceduan me nënshkrim të marrëveshjes.