Sveçla i LVV: Blerja e biçikletave nisi mbrapsht, projektet e Përparim Ramës po dështojnë

Projekti për blerjen e 100 biçikletave për asamblistin e LVV-së, Gëzim Sveçla ka nisë mbrapsht, ashtu si të tjera projekte. “Blerja e biçikletave do të duhej të ishte akti i fundit i këtij projekti, i cili fillimisht do të duhej të kishte stacione për biçikleta, shtigje për biçikleta, mënyrë e operimit, ndërkohë këta si zakonisht […]

Sveçla i LVV: Blerja e biçikletave nisi mbrapsht, projektet e Përparim Ramës po dështojnë
svecla-i-lvv:-blerja-e-bicikletave-nisi-mbrapsht,-projektet-e-perparim-rames-po-deshtojne

svecla-i-lvv:-blerja-e-bicikletave-nisi-mbrapsht,-projektet-e-perparim-rames-po-deshtojne


Projekti për blerjen e 100 biçikletave për asamblistin e LVV-së, Gëzim Sveçla ka nisë mbrapsht, ashtu si të tjera projekte.

“Blerja e biçikletave do të duhej të ishte akti i fundit i këtij projekti, i cili fillimisht do të duhej të kishte stacione për biçikleta, shtigje për biçikleta, mënyrë e operimit, ndërkohë këta si zakonisht e kanë filluar mbrapsht”, u shpreh ai.

Sipas Sveçlës, kjo ka ndodh për shkak të presionit publik, dhe mungesës së projekteve.

“Ka marr vendime pa analizë të mirëfilltë, e ne mendojmë që këto vendime i ka marr nga presioni publik, nga mungesa e projekteve dhe punëve për t’u dukur që po bën diçka, ka marr veprime të tilla të cilat pastaj kanë rezultuar të dëmshme”, u shpreh ai për Front Online.

Sveçla thotë se pothuajse të gjitha vendimet e Ramës kanë rezultuar të dëmshme, dhe kanë dështuar.

“Shumica e vendimeve të kryetarit Rama, dhe të kësaj qeverisje kanë rezultuar të dëmshme, e dimë për pikat ushqyese për qenë endacak rezultuan të pasuksesshme, projekti i adoptimit të qenve endacakë poashtu rezultoi i pasuksesshëm, lëvizja e komunikacionit me një drejtim, edhe ajo rezultoi e pasuksesshme, vazhdimisht po dalin të pasuksesshme, e që po na del të kemi një test kryetar po ashtu të pasuksesshëm”, tha ai për Front Online.

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 biçikleta që do të përdoren për transport publik kanë ardhur.

Rama bëri të ditur se shpejt do të krijohen edhe 10 stacionet ku do të vendosen biçikletat.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, ka shkruar Rama në Facebook.