Gashi: Me raketat `Jevelin` Kosova ngritet në një status më të avancuar

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar konfirmimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizimin me sistemin raketor anti-tank “Javelin” me efikasitet të lartë veprimi, që është i nevojshëm për FSK-në. E për blerjen e sistemit raketor “Javelin”, Xhavit Gashi, gjeneral ushtarak në pension, tha se është një lajm shumë i mirë për […]

Gashi: Me raketat `Jevelin` Kosova ngritet në një status më të avancuar
gashi:-me-raketat-`jevelin`-kosova-ngritet-ne-nje-status-me-te-avancuar

gashi:-me-raketat-`jevelin`-kosova-ngritet-ne-nje-status-me-te-avancuar

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar konfirmimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizimin me sistemin raketor anti-tank “Javelin” me efikasitet të lartë veprimi, që është i nevojshëm për FSK-në.

E për blerjen e sistemit raketor “Javelin”, Xhavit Gashi, gjeneral ushtarak në pension, tha se është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe për aspektin strategjik te sigurisë vendore dhe rajonale, por edhe për NATO-n.

Ai shtoi se blerja e tyre e vendos Kosovën në një status më të avancuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe në aspektin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n, sepse sipas Gashit, Kosova pozicionohet në një pozitë shumë më të favorshme.

“Nuk është vetëm në raport me kërcënimet apo raportet armiqësore me serbinë, por duke pasur parasysh se Kosova është një faktor i rëndësishëm në rajon, edhe armatosja apo pajisja me e Kosovës, e Forcës së Sigurisë së Kosovës me këtë sistem raketor e bënë më të fort edhe sigurinë rajonale edhe NATO-n’, tha Gashi në lajmet e fundit në RTK.