Gërmimet për persona të zhdukur janë ndërprerë, MD-ja në procedura të përzgjedhjes së kompanisë së re

Gërmimet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo për shkak se kompanisë që ishte e kontraktuar për këtë punë i ka përfunduar kontrata. Kështu ka thënë për Front Online Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti. […]

Gërmimet për persona të zhdukur janë ndërprerë, MD-ja në procedura të përzgjedhjes së kompanisë së re
germimet-per-persona-te-zhdukur-jane-nderprere,-md-ja-ne-procedura-te-perzgjedhjes-se-kompanise-se-re

germimet-per-persona-te-zhdukur-jane-nderprere,-md-ja-ne-procedura-te-perzgjedhjes-se-kompanise-se-re

Gërmimet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo për shkak se kompanisë që ishte e kontraktuar për këtë punë i ka përfunduar kontrata.

Kështu ka thënë për Front Online Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti.

“Jo për momentin nuk kemi gërmime. Në dhjetor të vitit të kaluar i kemi kryer gërmimet, sepse për shkak të motit e para, dhe për shkak të IML-së që është në fazën e shpalljes publike për kompaninë për gërmime, sepse nuk kemi kompani që bën gërmime aktualisht”, ka thënë ai për Front Online.

Gërmimet do të nisin posa Ministria e Drejtësisë të zgjedh kompaninë e re që do të angazhohet në kryerjen e punëve përkatëse.

“Ju informojmë se procedurat e prokurimit për shërbime të gërmimeve dhe zhvarrimeve janë ende duke vazhduar dhe janë në fazën e vlerësimit, andaj derisa nuk përmbyllet ky proces nuk mund të  komentojmë asgjë”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë për Front Online.

 

Haliti i IML-së: Janë duke u zhvilluar procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për gërmime dhe zhvarrime

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti,  ka thënë se procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për varrime dhe zhvarrime tanimë janë duke u zhvilluar.

“Jo kontrata e kaluar është shpenzuar, me të vërtetë kemi pas shumë punë gjatë viteve të fundit kështu që kontrata është shpenzuar dhe realisht është shpenzuar në sezonën kur kemi hyrë në dimër dhe aktivitetet fushore veçse zvogëlohen, ose ndërpriten, varësisht prej kushteve atmosferike. Tani kanë filluar procedurat e reja të prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së re për varrime dhe zhvarrime. Krejt çka di është se procedurat janë duke u zhvilluar, dhe janë në fazën e vlerësimit dhe tani duhet me prit rezultatin e vlerësimit”, ka thënë ai për Front Online.

Ai thotë se brenda një muaji do të zgjidhet kompania e re për gërmime.

“Mua më kanë informuar që janë në fazën përfundimtare të vlerësimit, tani pasi të vlerësohen shpallet fituesi, mandej është një periudhë e ankesave, unë shpresoj që brenda tri jave, një muaji duhet me pas një përgjigje konkrete”, ka thënë ai.

 

 

Andin Hoti: Më 31 Janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë që do t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë për Front Online, se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim  presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

“Në fakt me 31 Janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku nga Serbia. Dhe nëse i marrim këto atëherë natyrisht që do të vazhdojmë me gërmime të tjera, por megjithatë vitin 2023 kryesisht i kemi pas gërmimet prej raporteve analitike që i kemi marr prej akterëve të ndryshëm, por kryesisht prej Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, ka thënë ai për Front Online.

Me informacionet e reja nga Kryqi i Kuq, Hoti thotë se do të kenë më shumë punë gjatë këtij viti.

“Edhe ato kanë me vazhdu, sepse i kemi pranu të reja prej Kryqit të Kuq, dhe unë po shpresoj, nuk mundem të garantoj, por po shpresoj që kemi me pas një volum edhe më të madh të punës sa që kemi pas në vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Hoti ka treguar për Front Online lokacionet ku do të kërkohen mbetje mortore posa të fillojnë gërmimet.

“Në Skenderaj e kemi edhe një lokacion, kemi qenë në Prekaz, por tani është një lokacion tjetër prapë në Prekaz, në Podujevë kemi me u kthy, në Prizren kemi me u kthy, edhe në Kamenicë kemi me u kthy”, ka thënë ai për Front Online.

 

 

Andin Hoti: I kemi pranuar rezultatet e tetë personave të zhdukur, IML duhet t’i verifikojë

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tha se i kanë pranuar rezultatet e mbetjeve mortore që dyshohet se i përkasin 8 personave.

Ai për Front Online ka thënë që janë përafërsisht mostra të tetë personave të zhdukur gjatë luftës.

“Na kanë ardh disa rezultate, por ka edhe shumë të tjera që nuk i kemi pranuar ende. Në fakt dje i kemi pranuar disa, nuk po e them numrin e saktë, por janë diku rreth shtatë ose tetë personave që kemi pranuar rezultate të vitit të kaluar”, ka thënë ai për Front Online.

Ai thotë se janë mbi 60 mostra që i kanë dërguar për ADN.

“Janë edhe shumë mostra që i kemi dërgu, janë mbi 60 mostra që i kemi dërgu të cilat i presim raportin prej ADN-së. Numrin e saktë nuk mund të them deri t’i verifikojmë, këto duhet të verifikohen në IML, janë disa procedura që duhet me i ndjek ne, dhe pastaj do të bëhen publike, por përafërsisht prej 5-8 janë identifiku, janë persona të rinj, të zhdukur”, u shpreh ai për Front Online.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur.