Gërvalla: Kosova e gatshme t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë në një panel diskutimi në Forumin e Bledit, se Kosova si vend i pavarur, është i përkushtuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian deri në fundin e kësaj dekade. Ajo kërkoi që edhe BE të mos e ndryshoj datën e pranimit. Shefja e diplomacisë kosovare në […]

Gërvalla: Kosova e gatshme t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030
gervalla:-kosova-e-gatshme-t’i-bashkohet-be-se-deri-ne-vitin-2030

gervalla:-kosova-e-gatshme-t’i-bashkohet-be-se-deri-ne-vitin-2030

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë në një panel diskutimi në Forumin e Bledit, se Kosova si vend i pavarur, është i përkushtuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian deri në fundin e kësaj dekade. Ajo kërkoi që edhe BE të mos e ndryshoj datën e pranimit.

Shefja e diplomacisë kosovare në “Forumin Strategjik Bled 2023”, po merr pjesë në një panel diskutimi bashkë me ministra e jashtëm të vendeve të rajonit, ku po merr pjesë edhe Mirosllav Lajçak, emisar i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Në si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

Ajo tha se 2030 është një synim i Kosovës për ‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

Në këtë panel ishte edhe Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, i cili ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur  marrëveshjet e kaluara, ndërsa me theks të veçantë ai përmendi Asociacionin.

Rreth pranimit të Kosovës në BE me 2030, Gërvalla ka thënë se nuk duhet ta nënvlerësojmë një aspekt të dytë. “Është union ekonomik, është union politik dhe njëkohësisht kemi ato vështirësitë e sigurisë në rajon tonë, dhe m’u për këtë i pyesim që ta diskutojnë në mënyrë paralele anëtarësimin në NATO dhe BE gjithnjë për ata që janë të gatshëm”, tha ajo.

Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë mund të përmbyllet shumë më herët./RTK