Gërvalla në komunat arbëreshe të Sicilisë, mori pjesë në meshën e Pashkëve

Në festën e Pashkëve, duke respektuar traditat e tyre shekullore dhe vlerësuar lart konsistencën në ruajtjen e identitetit, gjuhës, traditave dhe kulturës së arbëreshëve të Sicilisë, zëvendëkryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mori pjesë në meshën e Pashkëve. Gërvall u shoqërua nga zëvëndësministrja, Liza Gashi dhe ambasadorja e Kosovës në […]

Gërvalla në komunat arbëreshe të Sicilisë, mori pjesë në meshën e Pashkëve
gervalla-ne-komunat-arbereshe-te-sicilise,-mori-pjese-ne-meshen-e-pashkeve

gervalla-ne-komunat-arbereshe-te-sicilise,-mori-pjese-ne-meshen-e-pashkeve

Në festën e Pashkëve, duke respektuar traditat e tyre shekullore dhe vlerësuar lart konsistencën në ruajtjen e identitetit, gjuhës, traditave dhe kulturës së arbëreshëve të Sicilisë, zëvendëkryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mori pjesë në meshën e Pashkëve.

Gërvall u shoqërua nga zëvëndësministrja, Liza Gashi dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim. Ato vizituan komunat arbëreshe në rajonin e Sicilisë duke zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës së Horës e Arbëreshëvet, Rosario Petta, kryetarin e komunës Kuntisa, Leonardo Spera, atë të komunës Sëndashtina, Giuseppe Cangialos, kryetarin e komunës Munxifs Giuseppe Lopes si dhe atë të komunës Pallaci, Nicolo Grana.

Të dielën e Pashkëve Gërvalla mori pjesë në Meshën e Shenjtë të Pashkëve dhe leximin e Ungjillit në gjuhë të ndryshme. Ceremonia e së Dielës së Pashkëve në Horën e Arbëreshëvet u kurorëzua me sfilatën e kostumeve të jashtëzakonshme arbëreshe, njofton Klankosova.tv.

“Me kryetarët e komunave arbëreshe Gërvalla bashkëbisedoi rreth nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovës, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Gërvalla gjatë vizitës në Sicili zhvilloi një takim me Kardinalin Francesco Montenegro, administrator Apostolik i Eparkisë së Siçilisë, me të cilin u bisedua ndër të tjera edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe shqiptarëve me Selinë e Shenjtë.

Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, ministrja vizitoi edhe monumente të trashëgimisë kulturore duke u shprehur konsideratën e lartë ndaj kontributit të gjeneratave të tëra të cilat kanë ruajtur dhe përcjellë me breza identitetin, gjuhën dhe traditën unike arbëreshe.