Gërvalla priti në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, ishte tema kryesore e takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Kosovë, Jonathan Hargreaves , të cilin e uroi për marrjen e […]

Gërvalla priti në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves
gervalla-priti-ne-takim-ambasadorin-e-ri-britanik-ne-kosove,-jonathan-hargreaves

gervalla-priti-ne-takim-ambasadorin-e-ri-britanik-ne-kosove,-jonathan-hargreaves

Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, ishte tema kryesore e takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, të akredituar në Kosovë, Jonathan Hargreaves , të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin dhe vullnetin institucional për bashkëpunim të ngushtë në çështjet me interes të përbashkët.

Nga MPJD-ja bëjnë të ditur se Gërvalla po ashtu e njoftoi Hargreavesin rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe progresin e arritur në shumë fusha, si në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive qytetare, zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në strukturat euroatlantike.

“Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe për rolin e rëndësishëm që e luan sot në çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e thellë ndaj Republikës sonë”, thuhet tutje në kumtesë.