Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase, dyshimet e para

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina, janë gjetur të vdekur në Tiranë. Viktimat janë të moshës 25 dhe 40 vjeçe. Top Channel raporton se ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”. Ndërkohë pak ditë më parë raportohet se ato janë konfliktuar me një farmaciste, pasi ajo nuk kishte […]

Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase, dyshimet e para

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina, janë gjetur të vdekur në Tiranë. Viktimat janë të moshës 25 dhe 40 vjeçe.

Top Channel raporton se ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”.

Ndërkohë pak ditë më parë raportohet se ato janë konfliktuar me një farmaciste, pasi ajo nuk kishte pranuar që t’u jepte medikamentin xanax pa recetë.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, bën me dije policia.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.