Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë, ka hyrë në fuqi dje, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke. Sipas MF-së, ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. “Eliminimi […]

Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë
hyn-ne-fuqi-marreveshja-per-eliminimin-e-tatimeve-te-dyfishta-me-cekine

hyn-ne-fuqi-marreveshja-per-eliminimin-e-tatimeve-te-dyfishta-me-cekine

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë, ka hyrë në fuqi dje, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Sipas MF-së, ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona.

“Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë. Duke falënderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftim./Front Online