Gjoshi (PDK): Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në ‘gjirin e ngrohtë’ të Kurtit

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në formë shumë të lehtë janë ndryshuar qëndrimet dhe deklaratat e LDK-së dhe AAK-së për […]

Gjoshi (PDK): Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në ‘gjirin e ngrohtë’ të Kurtit
gjoshi-(pdk):-pas-ldk-se,-sot-edhe-aak-u-dorezua-ne-‘gjirin-e-ngrohte’-te-kurtit

gjoshi-(pdk):-pas-ldk-se,-sot-edhe-aak-u-dorezua-ne-‘gjirin-e-ngrohte’-te-kurtit

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në formë shumë të lehtë janë ndryshuar qëndrimet dhe deklaratat e LDK-së dhe AAK-së për ekzekutivin.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftësinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës. U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën”.

“Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, ka thënë Gjoshi.