Granit Xhaka thyen heshtjen, tregon arsyet pse u largua nga Arsenali dhe iu bashkua Leverkusenit

Xhaka tregon arsyet pse u largua nga Arsenali dhe iu bashkua Leverkusenit. Granit Xhaka ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani te skuadra e Bayer Leverkusenit. Pas shtatë vitesh, futbollisti nga Kosova mbylli karrierën te Arsenali, duke u larguar si një legjendë e klubit. Ai sot ka treguar edhe arsyet pse e çuan deri në […]

Granit Xhaka thyen heshtjen, tregon arsyet pse u largua nga Arsenali dhe iu bashkua Leverkusenit

Xhaka tregon arsyet pse u largua nga Arsenali dhe iu bashkua Leverkusenit.

Granit Xhaka ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Pas shtatë vitesh, futbollisti nga Kosova mbylli karrierën te Arsenali, duke u larguar si një legjendë e klubit.

Ai sot ka treguar edhe arsyet pse e çuan deri në këtë vendim, transmeton Gazeta Express.

Ndër tjera, Xhaka theksoi se nuk ishte arsyeja gruaja e tij.

“Ka pasur gjithandej spekulime se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo s’është aspak e vërtetë. Është fakt se unë jam person që gjithmonë më interesojnë sfidat e reja”, ka thënë ai për Keystone-SDA.

“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Liga nuk është e re, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Xabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100 për qind”, ka shtuar Xhaka.