“Guxo” e shqetësuar me kërcënimet ndaj Kurtit: Vrasjeve politike gjithnjë u kanë paraprirë linçimet publike

Partia e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, Guxo, ka dalë me një deklaratë rreth kërcënimeve me jetë që iu bënë kryeministrit Albin Kurti. Partia thotë se me shqetësim po përcjell zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës të cilat, sipas saj. me ritëm të përshpejtuar po përkeqësojnë situatën e sigurisë, duke kërcënuar madje […]

“Guxo” e shqetësuar me kërcënimet ndaj Kurtit: Vrasjeve politike gjithnjë u kanë paraprirë linçimet publike
“guxo”-e-shqetesuar-me-kercenimet-ndaj-kurtit:-vrasjeve-politike-gjithnje-u-kane-paraprire-lincimet-publike

“guxo”-e-shqetesuar-me-kercenimet-ndaj-kurtit:-vrasjeve-politike-gjithnje-u-kane-paraprire-lincimet-publike

Partia e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, Guxo, ka dalë me një deklaratë rreth kërcënimeve me jetë që iu bënë kryeministrit Albin Kurti.

Partia thotë se me shqetësim po përcjell zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës të cilat, sipas saj. me ritëm të përshpejtuar po përkeqësojnë situatën e sigurisë, duke kërcënuar madje edhe jetën e bartësve të funksioneve më të larta shtetërore.

“Partia GUXO dënon ashpër kërcënimet me vrasje që ditëve të  fundit po i bëhen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kërcënimet në varg, që i bëhen z. Kurti, nga eksponentë të, ashtuquajtur, të krahut “radikal”, që mbrojnë “vlerat e luftës”, në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar e të Kosovës, nga injorantë e trushplarë, janë veprime të cilave duhet prerë rrënjët menjëherë nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush nuk ka tagrin që të ndajë qytetarët në patriotë dhe tradhtarë dhe të lëshojë “fetva” për dënimin me vrasje të “tradhtarëve të atdheut””.

Guxo thotë se s’janë të rastësishme deklaratat për Kurtin që vijnë nga Kosova dhe ato që vijnë nga Serbia.

“Koincidenca, kur këto kërcënime bëhen, bashkë me shpalljen e Kurtit si bashkëpunëtor dhe argat i Serbisë nga ndonjë lider partiak dhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë e medialë, si dhe deklaratat e krerëve të Serbisë se Kurti rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon me luftëra të reja dhe se ai gjoja të vetmin qëllim ka spastrimin e serbëve nga Kosova përmes dhunës dhe kërcënimeve, nuk mund të konsiderohen si të rastësishme dhe të injorohen”.

Kjo parti thotë se kërcënimet publike mund të shtrojnë terrenin që ato të kthehen në praktikë.

“Kontaminimi i tillë i opinionit publik krijon terren të përshtatshëm që këto kërcënime të bëhen realitet dhe pastaj të fillojë loja ping pong se krimin e bëri Serbia apo krimin e bënë shqiptarët në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar. Vrasjeve politike gjithnjë u kanë paraprirë vrasjet dhe linçimet publike. Eliminimet fizike të kundërshtarëve politikë kanë funksionuar dhe për këtë jemi dëshmitarë. Për fat të keq, deri tash, nuk është zbardhë asnjëra nga to”.

Partia Guxo thotë se organizatat e dala nga lufta dhe partitë politike duhet që urgjentisht të distancohen nga gjuha kërcënuese e eksponentëve dhe militantëve të vet.

“Është fat i keq që injorantë të nivelit të z.Klinaku, Gashi e të ngjashëm të dalin si gardianë të mbrojtjes së vlerave sublime kombëtare dhe atyre të luftës. Shkalla e tillë e injorancës na tmerron. Kërcënimet me vrasje nuk mund të tolerohen në emër të lirisë së fjalës dhe të shprehjes së lirë të mendimit. Ato duhet të dënohen dhe të marrin dënimet shembullore me forcën e ligjit. Po ashtu, Partia GUXO e vlerëson si të pajustifikueshme që media të caktuara u japin hapësirë mediatike individëve të tillë me prirje kriminale që mu në mes të emisioneve me shikueshmërinë më të madhe, të kërcënojnë me vrasje Kryeministrin e Republikës”.