Hajdar Beqa: Kurti i mashtroi një herë qytetarët, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja

Kuvendi i Kosovës në mbajtjen e seancës së fundit më 13 korrik ka miratuar Ligjin për pagën minimale në lexim të dytë. Ligji ka paraparë rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Pas miratimit të këtij ligji, veteranët kanë dalur të pakënaqur për mos përfshirjen e tyre në pagën minimale, […]

Hajdar Beqa: Kurti i mashtroi një herë qytetarët, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja
hajdar-beqa:-kurti-i-mashtroi-nje-here-qytetaret,-kosova-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-reja

hajdar-beqa:-kurti-i-mashtroi-nje-here-qytetaret,-kosova-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-reja

Kuvendi i Kosovës në mbajtjen e seancës së fundit më 13 korrik ka miratuar Ligjin për pagën minimale në lexim të dytë.

Ligji ka paraparë rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.

Pas miratimit të këtij ligji, veteranët kanë dalur të pakënaqur për mos përfshirjen e tyre në pagën minimale, ku kanë mbajtur menjëherë protestë të shtunën.

Kritika për Pagën Minimale ka shprehur edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Beqa tha për Front Online se mospërfshirja e veteranëve është veprimi më i ulët i Qeverisë Kurti.

Ai thotë se veteranët nuk kanë fjetur si zyrtarët e Qeverisë, të cilët nuk luftuan për vendin.

Deputeti ka thënë se çdo iniciativë që e dërgon pushtetin në shtëpi do ta përkrah.

“Paga Minimale nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve në raport me inflacionin e madh. Është dashur të jetë një pagë minimale të paktën 400 euro minimumi. Mos përfshirja e veteranëve është veprimi më i ulët dhe i turpshëm që mundët me bërë një Qeveri për ata, të cilët kanë kontribuar për lirinë. Ata është dashur ta gëzojnë një pagë minimale”, tha Beqa.

“Në të njëjtën kohë veteranëve të ju mundësohet hapësira e punës me ligj dhe të ju jepet një mbështetje sepse veteranët nuk flejnë sikur zyrtarët të cilët i ka sjell Kurti në hotele të cilët nuk kanë dhënë kontribut kur ishte momenti për lirinë e vendit. Kjo është një fyerje dhe çdo iniciativë që e çon këtë qeveri në shtëpi unë do ta përkrahi”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Deputeti i PDK-së për përgjimet: Mimoza Kusari-Lila, objekt i përdoruar nga Kurti, të dy të japin dorëheqje

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka komentuar për Front Online përgjimet e publikuara ditë më parë në media mes Kusari-Lilës dhe Simiqit të Listës Serbe.

Ai ka thënë se shefja e GP të LVV-së është objekt i përdorur nga Kurti.

Sipas tij, kryeministri Kurti dhe Kusari-Lila duhet të japin dorëheqje.

Beqa thotë se çdo qytetarë është fyer pas përgjimeve të publikuara

“Mimoza Kusari është objekt i përdoruar nga Kurti, ku atë punë e krynë mirë edhe në të kaluarën kur ka qenë në partitë e tjera është e dëgjueshme ndaj shefave. Kurti duhet të jap dorëheqje sepse është fyer secili qytetar kur ne e pamë që Radojqiqi po vendos në Qeverinë Kurti a me hy në pagën minimale veteranët apo jo kjo është fyerja dhe degradimi më i madh që i bëhet qytetarëve”.

“Qeveria kur ja filloi seancës së Kuvendit sikur nuk ka ndodhur asgjë është veprim i ulët se duhet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme vetëm për përgjimet se është fyer dinjiteti e vlera e vendit tonë, më e pakta që mundët të bëjë Kusari-Lila është të jap dorëheqje dhe të dalë të kërkojë falje publike. Kurti duhet të kërkojë falje dhe të ja ofrojë dorëheqjen Kuvendit që Kosova të ecë përpara”, thotë Beqa.

Deputeti Beqa tha se pushteti duhet të përgjigjet për dëmet që po i bën Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet të vazhdojë të qeveris.

“Ne i pamë edhe dy dëme që i ndodhën Kosovës, njëra me Ligjin për Institutin për Krime të Luftës dhe me veteranët krejt këto po vin si derivat i strategjisë së dobët të Kurtit i cili thotë që nuk po koordinohemi me Amerikën e koordinohet me Radojqiqin i cili është në listë të zezë Amerikës dhe kërkohet nga institucionet tona.

Beqa thotë se Qeveria e ka humbur busullën.

“Kjo Qeveri e ka humbur orientimin në hapësirë dhe duhet të përgjigjët për dëmet që i ka bërë është dorëzuar para Serbisë duhet të dorëzohet edhe para qytetarët e të vendit se nuk ka kredibiletet të vazhdojë tutje kjo Qeveri”, u shpreh Beqa.

Beqa sqaron rrahjen në Kuvend: Nuk e di qysh me mbeten në dorë syzet e Muratit, ia kam kthy

Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Hajdar Beqa është njëri nga deputetët opozitarë që u përfshi në ngjarje.

Ai tha se pushtetarët e orkestruan ngjarjen për të larguar vëmendjen nga incizimet Kusari – Simiq.

“Eskalimi i situatës në Kuvend ka filluar me skenarin e Qeverisë Kurti ku Bislimi largoi foton dhe Lushtaku e bëri një spërkatje me ujë ku këta kanë hedhë molotovë e kanë djegë institucione, kanë gjuajt gaz lotsjellës dhe këta e eskaluan situatën dhe ne ishim 4,5 anëtarë të PDK-së që donim që mos të sulmohet Lushtaku dhe këta ishin rreth 50 persona që mbledh edhe Konjufcës i hupi orientimi e menaxhimi i situatës ende pa ndodh asgjë e ftojë sigurimin”, tha Beqa.

Ai shpjegoi edhe për momentin kur i kishte në duar syzet e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

 “Ne ishim rreth 6,7 anëtarë te ajo pjesa e njerëzve të shumtë ku ishin mbi 50 anëtarë të mazhorancës ku ishin edhe ministrat e deputetë dhe ne dolëm që mos të eskalojë situata dhe në moment që jemi shtyrë nga të gjithë nuk kom as ide dhe Hekuran Murati i pari ka qenë që ka sulmuar dhe nuk e di a ka qenë me mjet të fortë apo me çka ka sulmuar Lushtakun dhe nuk kam ide se qysh me kanë mbet syzet e tij në dorë por ja kam kthyer syzet në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe pa i dëmtuar”, thotë ai.

Deputeti i PDK-së: Kurti i mashtroi një herë qytetarët, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja”.

Kështu po thotë për Front Online deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Ai tha se Kurti vetëm njëherë ka pas mundësi t’i mashtrojë qytetarët dhe nuk do mundët më.

Beqa thotë se PDK-ja është gati për zgjedhje të reja dhe do të dalë fuqishëm në raport me partitë e tjera.

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja institucionet kanë nevojë se është duke u abuzuar me shtetin me fondet publike me pozita të zyrtarëve të lartë sigurinë në vend e diplomaci s’po flas se më mirë mos të kishim ministre të jashtme fare e për t’i ndalë dëmet që Qeveria po i bënë është veprimi më i duhur të shkojmë në zgjedhje”.

“PDK-ja është parti institucionale e përgatitur të shkojë në zgjedhje dhe jam shumë optimist që në rrethanat që po shkon vendi PDK del fuqishëm në raport me partitë e tjera. Kurti njëherë ka pas mundësi me i mashtruar qytetarët por ai mashtrim nuk i ka zgjat as deri në zgjedhjet lokale e as nuk do t’i zgjatë në zgjedhje kur shkojmë nëse nuk ka frikë nga zgjedhjet ai duhet ta marr hapin”, theksoi Beqa.

Beqa: Qeveria, e paaftë me veprimet në veri, Kurti dëmtoi imazhin e vendit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai tha për Front Online se Kurti ka dëmtuar imazhin e Kosovës me veprimet që ka marr në veri.

Tutje, Beqa thotë se Qeveria me angazhimin në veri është treguar e paaftë.

“Kurti nga fillimi i aventurës së tij në veri ka bërë eksperimente pa dhënë një analizë konkrete dhe fatkeqësisht çdo veprim i tij ka ardh me një pasojë dhe dëm që i ka kushtuar Kosovës. Kurti e ka dëmtuar imazhin e vendit me të gjitha veprimet që i ka marr atje, ne të gjithë jemi që të shtrihet sovraniteti dhe të implementimet Kushtetuta e Kosovës cdo pjesë të vendit por atje nuk është rritur sovraniteti, përkundrazi kemi krijuar situatën me të komplikuar”.

Beqa i ka bërë thirrje Kurtit të jetë më i vëmendshëm.

“Kurti duhet të ketë një vigjilent  më të theksuar me Serbinë se Vuçiq po përdor situatën në veri për të fituar poena atje ne nuk duhet të bëjmë në grackat e Vuçiqit, kjo në këtë drejtim dhe na ka kushtuar një dëm i madh”, thotë Beqa.