Haliti i IML-së: Janë duke u zhvilluar procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për gërmime dhe zhvarrime

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti,  ka thënë se procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për varrime dhe zhvarrime tanimë janë duke u zhvilluar. “Jo kontrata e kaluar është shpenzuar, me të vërtetë kemi pas shumë punë gjatë viteve të fundit kështu që kontrata është shpenzuar dhe […]

Haliti i IML-së: Janë duke u zhvilluar procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për gërmime dhe zhvarrime
haliti-i-iml-se:-jane-duke-u-zhvilluar-procedurat-per-zgjedhjen-e-kompanise-se-re-per-germime-dhe-zhvarrime

haliti-i-iml-se:-jane-duke-u-zhvilluar-procedurat-per-zgjedhjen-e-kompanise-se-re-per-germime-dhe-zhvarrime


Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti,  ka thënë se procedurat për zgjedhjen e kompanisë së re për varrime dhe zhvarrime tanimë janë duke u zhvilluar.

“Jo kontrata e kaluar është shpenzuar, me të vërtetë kemi pas shumë punë gjatë viteve të fundit kështu që kontrata është shpenzuar dhe realisht është shpenzuar në sezonën kur kemi hyrë në dimër dhe aktivitetet fushore veçse zvogëlohen, ose ndërpriten, varësisht prej kushteve atmosferike. Tani kanë filluar procedurat e reja të prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së re për varrime dhe zhvarrime. Krejt çka di është se procedurat janë duke u zhvilluar, dhe janë në fazën e vlerësimit dhe tani duhet me prit rezultatin e vlerësimit”, ka thënë ai për Front Online.

Ai thotë se brenda një muaji do të zgjidhet kompania e re për gërmime.

“Mua më kanë informuar që janë në fazën përfundimtare të vlerësimit, tani pasi të vlerësohen shpallet fituesi, mandej është një periudhë e ankesave, unë shpresoj që brenda tri jave, një muaji duhet me pas një përgjigje konkrete”, ka thënë ai.