Hamza kujton masakrën e Mejës: Dëshmia më rrënqethëse çka ka përjetuar populli nga regjimi i Millosheviqit

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë shqiptarë u vranë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Hamza ka thënë se kjo masakër është dëshmia më rrënqethëse se çka ka përjetuar populli i Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Postimi i plotë: […]

Hamza kujton masakrën e Mejës: Dëshmia më rrënqethëse çka ka përjetuar populli nga regjimi i Millosheviqit
hamza-kujton-masakren-e-mejes:-deshmia-me-rrenqethese-cka-ka-perjetuar-populli-nga-regjimi-i-millosheviqit

hamza-kujton-masakren-e-mejes:-deshmia-me-rrenqethese-cka-ka-perjetuar-populli-nga-regjimi-i-millosheviqit

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë shqiptarë u vranë nga forcat ushtarake dhe policore serbe.

Hamza ka thënë se kjo masakër është dëshmia më rrënqethëse se çka ka përjetuar populli i Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Masakra e 27 Prillit 1999 në Mejë të Gjakovës është dëshmia më rrënqethëse se çka ka përjetuar populli i Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

376 jetë u shuan në formën më çnjerëzore nga forcat paramilitare serbe, që në këtë masakër, si edhe në të tjerat, nuk kursyen askënd, as fëmijët e as të moshuarit.

Meja edhe sot, si në çdo ditë jetoi me dhimbjen e kujtimin për më të dashurit e tyre, që u flijuan për Kosovën!

Edhe sot, si në çdo përvjetor familjet e 13 viktimave përjetuan dhimbje të dyfisht për shkak se trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe edhe sot pas 25 vitesh, shteti serb vazhdon të mos jap asnjë përgjigje për fatin e të pagjeturve!