Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Ai, në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar të gjithë shtetasit gjermanë. “Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, […]

Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë
haradinaj-ne-diten-e-bashkimit-te-gjermanise:-jeni-model-zhvillimi-dhe-aleat-strategjik-ne-evrope

haradinaj-ne-diten-e-bashkimit-te-gjermanise:-jeni-model-zhvillimi-dhe-aleat-strategjik-ne-evrope

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë.

Ai, në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar të gjithë shtetasit gjermanë.

“Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm”.

“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.