Haradinaj–Stublla në Kharkiv takon kryesuesen e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj–Stublla, po qëndron për vizitë në Ukrainë, ku u takua me deputeten ukrainase, e cila e përfaqëson qytetin e Kharkivit, Maria Mezentseva. Haradinaj – Stublla bëri të ditur se Mezentseva është edhe kryesuese e delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Pavarësisht se disa shtete do mbajnë pozicion […]

Haradinaj–Stublla në Kharkiv takon kryesuesen e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të KiE-së
haradinaj–stublla-ne-kharkiv-takon-kryesuesen-e-delegacionit-ukrainas-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se

haradinaj–stublla-ne-kharkiv-takon-kryesuesen-e-delegacionit-ukrainas-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj–Stublla, po qëndron për vizitë në Ukrainë, ku u takua me deputeten ukrainase, e cila e përfaqëson qytetin e Kharkivit, Maria Mezentseva.

Haradinaj – Stublla bëri të ditur se Mezentseva është edhe kryesuese e delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Pavarësisht se disa shtete do mbajnë pozicion kundër apo abstenues, shprehëm bindjen se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e po ashtu edhe Këshilli i Ministrave do të përkrahë aspiratën e Kosovës për anëtarësim me votim, brenda vetëm pak ditësh”, shkroi Haradinaj.

Ajo, vizitën e saj në Ukrainë e ka nisur dje, ku ishte në kryeqytetin ukrainas, Kiev.