Heqja e stikersave në targa, Von Cramon: Realitet i njohjes de facto nga Serbia

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe. Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Von Cramon ka thënë se ky është një hap më shumë drejt realitetit të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si […]

Heqja e stikersave në targa, Von Cramon: Realitet i njohjes de facto nga Serbia
heqja-e-stikersave-ne-targa,-von-cramon:-realitet-i-njohjes-de-facto-nga-serbia

heqja-e-stikersave-ne-targa,-von-cramon:-realitet-i-njohjes-de-facto-nga-serbia

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Von Cramon ka thënë se ky është një hap më shumë drejt realitetit të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.

“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, shkroi ajo.

Ndryshe, Qeveria mbrëmë mori vendimin për të hequr letrat ngjitëse në automjetet me targa serbe që hyjnë në Kosovë, siç tha, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria pranoi raport nga Policia e Kosovës se ka pasur zbatim të plotë, pa incidente dhe pengesa.

Por, Kurti paralajmëroi se në rast se Policia e Kosovës pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, do të veprojnë.