Heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, Hoti: Sa isha unë kryeministër pranuam njohjen nga Izraeli

Qeveria e Izraelit ka marrë vendim që t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës. Këtij vendimi i është gëzuar Avdullah Hoti, i cili kishte qenë kryeministër kur Kosova u njoh si shtet nga ky vend. “Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët […]

Heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, Hoti: Sa isha unë kryeministër pranuam njohjen nga Izraeli
heqja-e-vizave-per-qytetaret-e-kosoves,-hoti:-sa-isha-une-kryeminister-pranuam-njohjen-nga-izraeli

heqja-e-vizave-per-qytetaret-e-kosoves,-hoti:-sa-isha-une-kryeminister-pranuam-njohjen-nga-izraeli

Qeveria e Izraelit ka marrë vendim që t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Këtij vendimi i është gëzuar Avdullah Hoti, i cili kishte qenë kryeministër kur Kosova u njoh si shtet nga ky vend.

“Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, tha Hoti.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!”, theksoi ai.

Sot gjatë ditës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte e para që njoftoi rreth këtij vendimi të shtetit izraelit, për t’u pasuar më pas edhe nga ana e ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.