Ambasadorja izraelite për heqjen e vizave: Qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi

Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë, u deklarua rreth marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët. Ambasadorja Ziv, shkruan në “X”, se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo vendimi të hyjë në fuqi. E njëjta shton, se ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit për këtë marrëveshje. “Më pak se tri vjet […]

Ambasadorja izraelite për heqjen e vizave: Qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi
ambasadorja-izraelite-per-heqjen-e-vizave:-qytetaret-do-te-njoftohen-sapo-vendimi-te-hyje-ne-fuqi

ambasadorja-izraelite-per-heqjen-e-vizave:-qytetaret-do-te-njoftohen-sapo-vendimi-te-hyje-ne-fuqi

Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë, u deklarua rreth marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët.

Ambasadorja Ziv, shkruan në “X”, se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo vendimi të hyjë në fuqi.

E njëjta shton, se ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit për këtë marrëveshje.

“Më pak se tri vjet pas vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment historik i veçantë në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë më tej bashkëpunimin në rritje midis vendeve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë”, është shprehur ajo.