Hill: Mbështet qëndrimin e KUINT-it për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi. I pyetur rreth rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës është ndaluar përdorimi i dinarit serb në territorin e Kosovës, ai ka thënë se e mbështetë […]

Hill: Mbështet qëndrimin e KUINT-it për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së
hill:-mbeshtet-qendrimin-e-kuint-it-per-shtyrjen-e-zbatimit-te-vendimit-te-bqk-se

hill:-mbeshtet-qendrimin-e-kuint-it-per-shtyrjen-e-zbatimit-te-vendimit-te-bqk-se

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

I pyetur rreth rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës është ndaluar përdorimi i dinarit serb në territorin e Kosovës, ai ka thënë se e mbështetë plotësisht deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të KUINT-it, ku i bëhet thirrje BQK-së që ta pezullojë vendimin.

“Nuk do të ju befasoja nëse them se unë e përkrahi fuqishëm deklaratën e ambasadave të vendeve të KUINT-it. Kështu që dialogu është platforma ku mund të zgjidhen problemet, edhe ajo sa i përket transaksioneve. Për çështjet e të drejtave fundamentale, duhet të ketë diskutime në mes të palëve”, është shprehur ambasadori Hill./FrontOnline/