Hoti jep detaje nga raportimi i Guvernatorit për takimin në Bruksel: Ai është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar gjashtë përfundime nga raportimi i Guvernatorit të BQK-së në Komisionin për Buxhet për pjesëmarrjen e tij në dialog me Serbinë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Guvernatori s’ka pranuar ftesë për dialog dhe ka shkuar në Bruksel edhe pse e ka parë të panevojshme, takimi […]

Hoti jep detaje nga raportimi i Guvernatorit për takimin në Bruksel: Ai është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës
hoti-jep-detaje-nga-raportimi-i-guvernatorit-per-takimin-ne-bruksel:-ai-eshte-instrumentalizuar-nga-qeveria-e-kosoves

hoti-jep-detaje-nga-raportimi-i-guvernatorit-per-takimin-ne-bruksel:-ai-eshte-instrumentalizuar-nga-qeveria-e-kosoves

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar gjashtë përfundime nga raportimi i Guvernatorit të BQK-së në Komisionin për Buxhet për pjesëmarrjen e tij në dialog me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Guvernatori s’ka pranuar ftesë për dialog dhe ka shkuar në Bruksel edhe pse e ka parë të panevojshme, takimi i tij s’ka qenë me homologun e tij por me disa zyrtarë të ministrisë së financave të Serbisë.

Hoti tutje ka thënë se s’ka asnjë informatë zyrtare se çka është biseduar në takim, derisa Guvernatori deklaron se, “nuk ka biseduar asgjë që nuk është dashur të bisedohet”.

Deputeti i LDK-së vlerëson se Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës dhe është shqetësues fakti që çdo koordinim lidhur me këtë rregullore ka pasur mundësi të bëhet në zyrën e Guvernatorit në BQK.

Postimi i tij i plotë: