Hoti: Problemi Kosovë-Serbi është thelluar më 24 shtator, varianti i ri i Asociacionit mund të jetë më i keq

Edhe një takim pa ndonjë rezultat në Bruksel për Kosovën dhe Serbinë përfundoi të enjten e javës së kaluar. Kjo, për shkak që pala serbe nuk u pajtua të nënshkruante ndonjë marrëveshje, deri sa qëndrim tjetër shprehu pala kosovare. Këta të fundit ishin të gatshëm për nënshkrim, shkruan Front Online. Por, nga Bashkimi Evropian u […]

Hoti: Problemi Kosovë-Serbi është thelluar më 24 shtator, varianti i ri i Asociacionit mund të jetë më i keq
hoti:-problemi-kosove-serbi-eshte-thelluar-me-24-shtator,-varianti-i-ri-i-asociacionit-mund-te-jete-me-i-keq

hoti:-problemi-kosove-serbi-eshte-thelluar-me-24-shtator,-varianti-i-ri-i-asociacionit-mund-te-jete-me-i-keq

Edhe një takim pa ndonjë rezultat në Bruksel për Kosovën dhe Serbinë përfundoi të enjten e javës së kaluar.

Kjo, për shkak që pala serbe nuk u pajtua të nënshkruante ndonjë marrëveshje, deri sa qëndrim tjetër shprehu pala kosovare.

Këta të fundit ishin të gatshëm për nënshkrim, shkruan Front Online.

Por, nga Bashkimi Evropian u shprehën se dakordimi nuk u arrit për shkak se të dyja palët vendosën parakushte.

Për, takimin atje, Asociacionin e çështjen e liberalizimit të vizave ka folur për Front Online, profesori i shkencave politike, Afrim Hoti.

Ai, thotë se shkak i mosnënshkrimit të marrëveshjes janë kushtet që u vendosën nga palët.

“Parimisht mendoj që qëndron kjo e fundit, qëndrimi i Bashkimit Evropian për faktin se ajo që njihet si marrëveshje e Ohrit është marrëveshje me karakter ligjërisht të detyrueshëm, pavarësisht faktit që pala serbe edhe në Ohër por edhe kësaj radhe refuzon që të nënshkruajë. Sido që të jetë e drejta e traktateve parasheh edhe mundësi kur marrëveshjet bëhen ligjërisht të obligueshme edhe nëse ato nuk nënshkruhen”, është shprehur Hoti, për Front Online.

Sipas tij, ajo që po i dallon palët lidhet me faktin se kush do të fillojë i pari së zbatuari pikat për të cilat janë dakorduar.

Derisa, shton se për zbatimin e tyre pa asnjë dilemë duhet trysni më e madhe ndërkombëtare.

“Tani këtë bazë kemi deklarimin edhe amerikan edhe evropian që marrëveshja e Ohrit ka karakter obligativ, ndërkohë që pika kyçe që po i dallon palët lidhet me faktin se cila palë do të fillojë se zbatuari e para, pra a do të jetë Qeveria e Kosovës që do të fillojë procedurat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo qeveria serbe të fillojë me njohjen faktike pra njohjen e dokumentacionit atë për të cilën tashmë kemi një marrëveshje mes tyre”, ka shtuar ai.

 

 

Hoti: Njoha de facto nga Serbia hap i parë drejt epilogut me njohje të plotë

Kërkesë e Bashkimit Evropian është që Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.

Të njëjtën gjë e kërkoi edhe gjatë vizitës së saj në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Por, se në rast se Serbia njeh de facto Kosovën, profesori i shkencave politike Afrim Hoti ka thënë se ky është hapi i parë drejt epilogut me njohje të plotë.

“Po, mendoj që gjithsesi. Tashmë, të dyja palët janë në labirint, kurse fundi i këtij labirinti do të jetë njohja faktike nga ana e Serbisë dhe krijimi i Asociacionit nga ana e Kosovës. Zaten, edhe nuk ka ndonjë alternativë tjetër dhe kjo tashmë është e qartë, ka qenë e qartë edhe më herët por si duket rrjedhja e ngjarjeve të fundit, e kam fjalën për 24 shtatorin në Banjskë në një farë forme ka dinamizu gjithë procesin dhe ka ngrit nivelin e zotimeve, respektivisht të kërkesave të Bashkimit Evropian që çështja duhet të trajtohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai për Front Online.

 

 

Profesori Hoti: Sikur Qeveria të koordinohej me EULEX-in dhe KFOR-in, ndaj Serbisë do të merreshin masa

Sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar rrjedhën e dialogut në mes të dyja vendeve.

Nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga Kosova në vazhdimësi po kërkojnë sanksione ndaj Serbisë.

Kjo, për shkak që sulmi ishte kryer nën organizim të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Por, profesori i shkencave politike Afrim Hoti, në një intervistë për Front Online thotë se ka përshtypjen që Kosova është ngutur me kërkesa.

Dhe, këtë e thotë për shkak se do të duhej të kishte koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

E, sikur kjo të ndodhte, sipas Hotit masat ndaj Serbisë do të merreshin.

“Këtu e kam fjalën, në radhë të parë për KFOR-in dhe EULEX-in dhe sipas mendimit tim ky ka qenë gabimi fatal që ka ndodhë dhe si rrjedhojë e këtij gabimi ne ende kemi BE-në pa një pozicion zyrtar. Në rrethana të tjera mendoj se sikur veprimet të koordinoheshin mes qeverisë së Kosovës, EULEX-it si trupë e BE-së dhe KFOR-it si faktor për ruajtjen e  kufijve të Kosovës me një raport të detajuar të bazuar në argumente i njëjti do të duhet t’u dërgohej autoriteteve në Bruksel dhe jam shumë i bindur që mbi bazën e këtij raporti pastaj do të merreshin masat”, është shprehur Hoti, për Front Online.

 

 

 

Hoti për Asociacionin: Kam frikë se varianti i ri, do të jetë më i keq sesa ai që do të mund të miratohej para 24 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pas ardhjes nga Brukseli në një konferencë për media të vetmin detaj që e ka zbuluar sa i draftit të statutit të Asociacionit ka thënë se i njëjti do t’i nënshtrohet shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, profesori i shkencave politike Afrim Hoti, në një intervistë për Front Online , ka deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, këtë po e kërkojnë edhe partnerët tonë strategjikë.

Por, shton se rrjedha e ngjarjeve të 24 shtatorit faktikisht ka thellu hendekun mes të dy etniteteve pra të shqiptarëve dhe të serbëve dhe kjo kam përshtypjen sikur do të ndikojë në thellimin e kompetencave që Asociacioni duhet të ketë në të ardhmen.

“Unë nuk jam në dijeni për draftin sepse nuk e kam pa draftin që e ka prezantuar pesëshja, por logjikisht nëse fillon lufta dhe fillojnë vrasjet në mes të dyja grupeve atëherë praktikisht ne problemin e rrisim dhe në këtë drejtim 24 shtatori vetëm se ka thelluar këtë problem, dhe unë frikësohem që varianti që do të miratohet do të jetë më i keq se sa ai që do të mund të miratohej para 24 shtatorit”, ka deklaruar profesori Hoti për Front Online.

 

Liberalizimi i vizave nga 1 janari, Hoti/ Të rinjtë do ta kuptojnë që edhe në Kosovë ka perspektivë

Që nga 1 janari edhe zyrtarisht qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza.

Por, ekziston frika që Kosova pas kësaj datë do të boshatiset edhe më shumë.

Ani, pse liberalizimi nuk nënkupton të drejtë pune e as qëndrim të përhershëm.

Lidhur, më këtë profesori i shkencave politike, Afrim Hoti në një intervistë për Front Online deklaron se kjo po pritet me padurim na të rinjtë, pro se shton se me të shkuar atje këta të fundit do ta kuptojnë që edhe në Kosovë ka perspektivë.

“Gjithsesi se besoj që ditët e para, javët e para do të mund të ketë fluks, por jam shumë i bindur që ato flukse do të jenë shumë të shkurtra sepse me vizitat e tyre në Perëndim të rinjtë tonë do të shohin që Kosova u jep mundësi, Kosova është vend i mirë dhe poqëse edhe në Kosovë punohet sikurse punohet në vende tjera sigurisht se edhe këtu ka perspektivë”, është shprehur Hoti./Front Online