Hovenier: Qëndrojmë me popullin ukrainas teksa lufton për liri, demokraci, pavarësi e integritet territorial

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se bashkë me anëtarë të qeverisë, shoqërisë civile, medieve dhe komunitetit ndërkomëbtar në Kosovë kanë shënuar dyvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Hovenier po ashtu bëri të ditur se me të pranishmit panë edhe filmin e dominuar për çmimin Oscar “20DaysinMariupol”, që sipas tij, është një […]

Hovenier: Qëndrojmë me popullin ukrainas teksa lufton për liri, demokraci, pavarësi e integritet territorial
hovenier:-qendrojme-me-popullin-ukrainas-teksa-lufton-per-liri,-demokraci,-pavaresi-e-integritet-territorial

hovenier:-qendrojme-me-popullin-ukrainas-teksa-lufton-per-liri,-demokraci,-pavaresi-e-integritet-territorial

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se bashkë me anëtarë të qeverisë, shoqërisë civile, medieve dhe komunitetit ndërkomëbtar në Kosovë kanë shënuar dyvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Hovenier po ashtu bëri të ditur se me të pranishmit panë edhe filmin e dominuar për çmimin Oscar “20DaysinMariupol”, që sipas tij, është një rrëfim tronditës i gazetarëve të bllokuar në Mariupol pas sulmit rus.

“Ne dëgjuam gjithashtu nga gazetarja ukrainase Liudmyla Makei dhe historiani publik amerikan Jason Steinhauer për kërcënimin e vazhdueshëm që pushtimi rus paraqet për paqen dhe prosperitetin global”, shkroi Hovenier.

Më tej, Hovenier tha se qëndrojnë në solidaritet me popullin ukrainas teksa ata vazhdojnë luftën e tyre për liri, demokraci, pavarësi dhe integritet territorial.