Hoxha: Krerët kosovarë të marrin mësim pas sulmit Iran-Izrael, duhet të vlerësohet kontributi i aleatëve

Valdet Hoxha, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme nuk mendon që do të zgjerohet konflikti. Ai tha për Front Online se këtë ngjarje, krerët e Kosovës duhet ta marrin si mësim. Sipas Hoxhës, koordinimi dhe kontributi i aleatëve perëndimor duhet të vlerësohet nga Kosova. Ai thotë se ruajtja e sovranitetit të vendit pa SHBA-na dhe aleatët nuk mund […]

Hoxha: Krerët kosovarë të marrin mësim pas sulmit Iran-Izrael, duhet të vlerësohet kontributi i aleatëve
hoxha:-kreret-kosovare-te-marrin-mesim-pas-sulmit-iran-izrael,-duhet-te-vleresohet-kontributi-i-aleateve

hoxha:-kreret-kosovare-te-marrin-mesim-pas-sulmit-iran-izrael,-duhet-te-vleresohet-kontributi-i-aleateve

Valdet Hoxha, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme nuk mendon që do të zgjerohet konflikti.

Ai tha për Front Online se këtë ngjarje, krerët e Kosovës duhet ta marrin si mësim.

Sipas Hoxhës, koordinimi dhe kontributi i aleatëve perëndimor duhet të vlerësohet nga Kosova.

Ai thotë se ruajtja e sovranitetit të vendit pa SHBA-na dhe aleatët nuk mund të jetë.

“Lufta Iran-Izrael nuk do të ketë ndikim direkt në aspektin e sigurisë në Ballkan. Është një mësim i mirë që institucionet tona duhet me shfrytëzuar dhe me vlerësuar koordinimin me aleatët perëndimor dhe kontributin e tyre, pa të cilin është problem shtet ndërtimi dhe ruajtja e sovranitetit të vendit. Zmbrapsja në mënyrë shembullore të sulmit nga Irani për Izraelin është bërë vetëm falë koordinimit të ndihmës të SHBA dhe Britanisë pa i neglizhuar sistemin e mbrojtjes perfektë të Izraelit”, deklaroi Hoxha.