Hyseni: Serbia kishte qëllim të shkaktojë masakër në manastir

Ish-koordinatori për dialog, Skënder Hyseni tha se një nga qëllimet e organizatorit të sulmit në Banjskë, në këtë rast Qeverisë së Serbisë, ka qenë që të provokojë një reagim të pamatur të institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe të shkaktohet ndonjë masakër në vetë manastirin. “Pse pikërisht Manastiri i Banjksës, mund të ketë […]

Hyseni: Serbia kishte qëllim të shkaktojë masakër në manastir
hyseni:-serbia-kishte-qellim-te-shkaktoje-masaker-ne-manastir

hyseni:-serbia-kishte-qellim-te-shkaktoje-masaker-ne-manastir

Ish-koordinatori për dialog, Skënder Hyseni tha se një nga qëllimet e organizatorit të sulmit në Banjskë, në këtë rast Qeverisë së Serbisë, ka qenë që të provokojë një reagim të pamatur të institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe të shkaktohet ndonjë masakër në vetë manastirin.

“Pse pikërisht Manastiri i Banjksës, mund të ketë ndodh që një nga qëllimet e organizatorit, Qeverisë së Serbisë në këtë rast të kësaj ndërmarrje, ka qenë të provokojë një reagim të pamatur disproporcional të institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe të shkaktohet ndonjë masakër në vetë manastirin e aq më parë kur aty kishte pasur një numër jo të vogël të pelegrinëve nga siç u tha Novi Sadi më duket”, tha Hyseni.

Ai madje tha se ëhstë e vështirë të bësh përpjekje për të ndarë kishën ortodokse serbe nga veprimet politike të Serbisë.

“Ka pasur përpjekje nga kisha ortodokse serbe, nga Eparhia e Rashkës së Prizrenit që me një lojë fjalësh të bindë opinionin sikurse ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë, mirëpo nuk jam njeri i konspiracioneve, por po lexove midis rreshtave, mund të hetosh shumëçka se diçka nuk është në rregull. Dhe çfarëdo përpjekje të bësh për të ndarë kishën ortodokse serbe nga shumë veprime politike, ose një kishë ortodokse serbe të politizuar skajshëm nga veprimet e instirucioneve në Serbi është mision i pamundshëm. Është vështirë e bëshme. Natyrisht intensiteti i involvimit është i ndryshëm në kohë të ndryshme”, tha Hyseni  në ATV.