Bajrami: Kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës për të debatuar rreth kontratave njëburimore. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit. “Grupi parlamentar i LDK-së i mbështetur edhe nga grupet e tjera opozitare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara […]

Bajrami: Kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit
bajrami:-kontratat-njeburimore-jane-burim-i-korrupsionit

bajrami:-kontratat-njeburimore-jane-burim-i-korrupsionit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës për të debatuar rreth kontratave njëburimore.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.

“Grupi parlamentar i LDK-së i mbështetur edhe nga grupet e tjera opozitare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga qeveria Kurti 2. Janë nënshkruar mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, tha Bajrami./klankosova