I la nën ‘hije’ Kiarën e Luizin, dalin pamje të reja nga dasma ‘përrallore’ e ish-gruas së Luizit

Dalin pamje të reja nga dasma përrallore e ish-gruas së Luizit. Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Margerita Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë në Shirokë, buzë liqenit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe disa foto. “Sot, kemi […]

I la nën ‘hije’ Kiarën e Luizin, dalin pamje të reja nga dasma ‘përrallore’ e ish-gruas së Luizit

Dalin pamje të reja nga dasma përrallore e ish-gruas së Luizit.

Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Margerita Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë në Shirokë, buzë liqenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe disa foto.

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë”, ka shkruar Megi.

Megi ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit për shkak të lidhjes me Luiz Ejllin, vite më parë. Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Luizi e ka përmendur disa herë lidhjen me Megin.

Ata i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.

“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.

Luizi është martuar me moderatoren Kiara Tito, në finalen e Big Brother VIP.

Në postimin e Megit, ka komentuar edhe shoku i Luizit, Meridian Ramcaj, i cili i ka uruar lumturi.

“Vetëm lumturi e gëzime paqi çdo ditë të jetës Meg”, ka shkruar Ramçaj.