I mituri në Skenderaj rrah njerkën e moshuar, 72-vjeçarja kërkon ndihmë mjekësore në spital

Konfliktet që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet. E në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë, të cilat përjetojnë dhunë nga anëtarët e familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Skenderaj, e […]

I mituri në Skenderaj rrah njerkën e moshuar, 72-vjeçarja kërkon ndihmë mjekësore në spital
i-mituri-ne-skenderaj-rrah-njerken-e-moshuar,-72-vjecarja-kerkon-ndihme-mjekesore-ne-spital

i-mituri-ne-skenderaj-rrah-njerken-e-moshuar,-72-vjecarja-kerkon-ndihme-mjekesore-ne-spital

Konfliktet që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet. E në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë, të cilat përjetojnë dhunë nga anëtarët e familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Skenderaj, e cila ka pohuar se ka përjetuar dhunë fizike nga djali i bashkëshortit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 72-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore shkaku i dhunës dhe për këtë është detyruar të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 17-vjeçarin, i cili dyshohet se rrahu njerkën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.