Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Besart Lekës, i cili kërkohet për një rast “vjedhje e rëndë”. Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografinë e të njëjtit dhe informacione tjera për të. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me […]

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë
kushdo-qe-e-shihni-kete-person,-lajmerojeni-menjehere-policine

kushdo-qe-e-shihni-kete-person,-lajmerojeni-menjehere-policine

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Besart Lekës, i cili kërkohet për një rast “vjedhje e rëndë”.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografinë e të njëjtit dhe informacione tjera për të.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftim.