I zhdukur që nga shtatori i vitit 2022, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga shtatori i vitit 2022. Bëhet fjalë për Melidin Adilin nga fshati Borje i Shqipërisë, raporton Express, Në njoftimin e Policisë thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë është më 4 […]

I zhdukur që nga shtatori i vitit 2022, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit
i-zhdukur-qe-nga-shtatori-i-vitit-2022,-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-28-vjecarit

i-zhdukur-qe-nga-shtatori-i-vitit-2022,-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-28-vjecarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga shtatori i vitit 2022. Bëhet fjalë për Melidin Adilin nga fshati Borje i Shqipërisë, raporton Express,

Në njoftimin e Policisë thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë është më 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg në afërsi të fshatit Brod në Dragash, ku kishte dalë për të mbledhë boronica.

Tutje thuhet se në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

“Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo di diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në kërkesë.