Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 17:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 17:00 kanë votuar 470.950 votues, gjegjësisht […]

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 17:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

zgjedhjet parlamentare, deri në orën 17:00 kanë votuar 470.950 votues, gjegjësisht 46.93 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 703.522 votues, gjegjësisht 38.78 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 8.15% më shumë votues.

zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 17:00 kanë votuar 452.412 votues, gjegjësisht 42.32 % e votuesve. Me këtë përqindje u arrit cenzusi për zgjedhje të presidentit.
Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 17:00 kanë votuar 397.612 votues, gjegjësisht 44.18 %. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 665 985 votues, gjegjësisht 38.25 %.

Dallimi në krahasim me vitin 2019 është  1.81 % votues më shumë ndërkaq me rrethin e parë të këtij viti është 6.14%  votues më pak.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara