Kurti: Ekonomia ka nevojë për autostrada digjitale

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale, duke theksuar se universiteti dhe sektori privat po i ofrojnë programet e tyre qeveria është duke kontribuuar për trajnimin e 3500 të fushave të ndryshme të teknologjisë. Kështu deklaroi Kurti në një promovim të një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa. “Qeveria jonë […]

Kurti: Ekonomia ka nevojë për autostrada digjitale
kurti:-ekonomia-ka-nevoje-per-autostrada-digjitale

kurti:-ekonomia-ka-nevoje-per-autostrada-digjitale

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale, duke theksuar se universiteti dhe sektori privat po i ofrojnë programet e tyre qeveria është duke kontribuuar për trajnimin e 3500 të fushave të ndryshme të teknologjisë.

Kështu deklaroi Kurti në një promovim të një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa.

“Qeveria jonë është e përkushtuar ta çlirojë këtë potencial, duke krijuar një mjedis të favorshëm. Gjatë këtyre tre vjetëve kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë duke ngritur në 11 vende në indeksin, përkundër korrupsionit edhe 22 vende në lirinë e medias… Është kënaqësi të flas para juve për të shënuar edhe një arritje tjetër te suksesshëm në sektorin e teknologjisë.

Një partneritet mes kompanisë digjitale Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke. Qeveria jonë është e përkushtuar ta çliroj këtë potencial duke krijuar një mjedis të favorshëm. Ekonomia digjitale ka nevoja për autostrada digjitale”, ka thënë Kurti.

Edhe presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në këtë promovim, ka thënë e inovacioni ka një rol përmbajtjesor në zhvillim e vendit.

Osmani ka shtuar se tregu ynë do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë, por do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve tanë.

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, ka thënë Osmani.