Ibrahimi: Në një formë e ka pranuar fajin Nagavci sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore

Drejtori AKK-së, Sazan Ibrahimi ka dhënë më shumë detaje në takimin që ka pasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me drejtorët komunal të arsimit. Ibrahimi në një prononcim për GazetaBlic tregon se në njëfarë forme, Nagavci ka pranuar fajin rreth çështjes së librave. “Drejtorët komunal të Arsimit janë takuar me ministren Nagavci, ku […]

Ibrahimi: Në një formë e ka pranuar fajin Nagavci sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore
ibrahimi:-ne-nje-forme-e-ka-pranuar-fajin-nagavci-sa-i-perket-furnizimit-te-komunave-me-tekstet-shkollore

ibrahimi:-ne-nje-forme-e-ka-pranuar-fajin-nagavci-sa-i-perket-furnizimit-te-komunave-me-tekstet-shkollore

Drejtori AKK-së, Sazan Ibrahimi ka dhënë më shumë detaje në takimin që ka pasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me drejtorët komunal të arsimit.

Ibrahimi në një prononcim për GazetaBlic tregon se në njëfarë forme, Nagavci ka pranuar fajin rreth çështjes së librave.

“Drejtorët komunal të Arsimit janë takuar me ministren Nagavci, ku kjo e fundit po them kushtimisht që e ka pranuar fajin sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore”, tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit nesër dikur rreth 50% e nxënësve nuk do të jenë të furnizuar me libra.

“Komunat i kanë kryer të gjitha përgatitjet sa i përket përgjegjësive të tyre ligjore, por duke marrë parasysh faktin që janë mbi 200 mijë nxënës që fillojnë mësimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ministria është e obliguar ligjërisht t’i furnizojë me tekstet mësimore, ndërsa sipas shënimeve të djeshme ishin diku 80 mijë aplikime, nga kjo po del që mbi 50-60% nga nxënësit nuk do të furnizohen me tekste shkollore ditën e nesërme”, përfundoi Ibrahimi.