Ibrahimi: Rritja e koeficientit, ka rritur buxhetin për komunat – S’kemi qenë të njoftuar për takimin e Kurtit me kryetarët

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi  ka deklaruar se takimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, është bërë pa dijeni e AKK-së. Sipas Ibrahimit, takime të tilla bëhet pa u konsultuar fare me Asociacionin e Komunave dhe se në takimin e sotëm as nuk kanë qenë të […]

Ibrahimi: Rritja e koeficientit, ka rritur buxhetin për komunat – S’kemi qenë të njoftuar për takimin e Kurtit me kryetarët
ibrahimi:-rritja-e-koeficientit,-ka-rritur-buxhetin-per-komunat-–-s’kemi-qene-te-njoftuar-per-takimin-e-kurtit-me-kryetaret

ibrahimi:-rritja-e-koeficientit,-ka-rritur-buxhetin-per-komunat-–-s’kemi-qene-te-njoftuar-per-takimin-e-kurtit-me-kryetaret

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi  ka deklaruar se takimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, është bërë pa dijeni e AKK-së.

Sipas Ibrahimit, takime të tilla bëhet pa u konsultuar fare me Asociacionin e Komunave dhe se në takimin e sotëm as nuk kanë qenë të njoftuar.

Ibrahimi ka kërkuar që organizime të tilla të njoftohet AKK-ja, në mënyrë që të “diskutohen tema të cilat kërkohen nga Komunat”.

“Takimi i sotëm i ftuar nga niveli qendror me kryetarët e komunave deri sot kanë shkuar drejtpërdrejtë te kryetarët e Komunave dhe Asociacioni nuk ka qenë as i njoftuar por as i ftuar për takimin e sotëm. Gjithashtu kryetari Agim Aliu është futur në takim pa konsulta paraprake dhe neve po mundohemi që takimet e tilla në nivelin qendror me kryetaret duhet të kemi parapërgatitjen më serioze në mënyrë që të diskutohen tema të cilat kërkohen nga Komunat. Dhe në këtë aspekt ne si Asociacion nuk kemi qenë të involvuar fare as në organizim por as në përgatitje të ndryshme”, u shpreh Ibrahimi, për EO.

E deklarimit të kryeministrit Kurti për rritje të buxhetit për komunat, Ibrahimi ka një formulë tjetër. Thotë se kjo rritje ka ardhur shkaku i rritjes së vlerës së koeficientit për paga.

“Sa i përket çështjes së buxhetit për vitin 2024, buxheti për Komuna në total është 22.4 për qind e buxhetit total të Republikës së Kosovës. Domethënë nuk është ndonjë ndryshim në përqindje i jashtëzakonshëm sa i përket mjeteve që ndahen për komunat. Ne këtë përqindje ka ndikuar edhe rritja e vlerës se koeficientit për paga sepse me vitin e kaluar vlera e koeficientit për paga ka qenë 5 euro kurse tash është 110 euro, domethënë këto mjete të cilat  shpërndahen përmes grandit të përgjithshëm, Grandit për shëndetësi  dhe arsim janë me formula të definuara në bazë të legjislacionit në fuqi”, thotë tutje Ibrahimi.