IKShPK konstaton një rritje të lehtë të Kollës së Mirë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të rasteve të Kollës së Mirë (Pertussis), krahasuar me vitet e fundit. Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar tetë raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Kështu bëri me […]

IKShPK konstaton një rritje të lehtë të Kollës së Mirë
ikshpk-konstaton-nje-rritje-te-lehte-te-kolles-se-mire

ikshpk-konstaton-nje-rritje-te-lehte-te-kolles-se-mire

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të rasteve të Kollës së Mirë (Pertussis), krahasuar me vitet e fundit.

Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar tetë raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja.

Kështu bëri me dije instituti përmes një postimi në Facebook.

Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella Pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar.

Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare.

Sëmundja përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave/spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë.

“Kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm për foshnjat, ndërsa mbrojtja më e mirë është parandalimi përmes vaksinimit të fëmijëve. Në Kosovë vaksinimi kundër Pertusisit bëhet sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku vaksina kundër Pertusisit jepet në moshën 2, 4 dhe 6-muajshe, ndërsa ri-vaksinimi në moshën 18-muajshe”, thotë IKShPK-ja.

Ndryshe nga sëmundjet e tjera si varicela e fruth, Pertusisi mund të shfaqet tek i njëjti person më shumë se një herë gjatë jetës, sepse antitrupat që krijohen pas infeksionit ose imunizimit bien me kalimin e kohës.

IKSHPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

May be an image of text that says 'KALENDARI RREGULLT 2023/2024 VAKSINIMIT Ne lindje Mosha muaj muaj Tuberkuloz 2muaj BCG 4muaj Hepatit viral 6muaj 12muaj Mosha HepB 18 muaj vjet HepB 6vjes (KL.I) 12vjes(KI.VI) Difteri, Tetanoz, Pertusis/Difteri Difteri, Tetanoz Infeksione nga Haemophilus influenzae b, (KI XII) HepB DTaP DTaP DTaP DTaP Poliomieliti Hib DT Hib dT Hib Rotavirus dT IPV Hib IPV IPV Rota Rota IPV bOPV Infeksione nga pneumokoku (Streptococcus pneumoniae) Fruth, Rubeolë, Parotit Human papilloma virus bOPV PCV13 PCV13 PCV13 MMR MMR HPV'