Publikohen pamje të vetaksidentit në Prizren

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka dhënë detaje për Front Online. Gashi ka njoftuar se personi i lënduar është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. “Bëhet fjalë për vetaksident në […]

Publikohen pamje të vetaksidentit në Prizren
publikohen-pamje-te-vetaksidentit-ne-prizren

publikohen-pamje-te-vetaksidentit-ne-prizren

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka dhënë detaje për Front Online.

Gashi ka njoftuar se personi i lënduar është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Bëhet fjalë për vetaksident në qendër të Prizrenit, një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës dhe ka përfunduar duke goditur e anësorësit, mbrojtësit e betoni dhe më pas ka goditur edhe një pemë”, deklaroi Gashi.

“RTV BESA”, media lokale në Prizren ka publikuar fotografi nga ky vetaksident.