Inspektorati në Fushë Kosovë inspekton përputhjen e çmimeve raft-arkë nëpër markete dhe objektet e ndërtimore

Drejtoria për Inspektorat në Fushë Kosovë ka vazhduar inspektimet edhe sot, ku janë inspektuar objekte ndërtimore, vizita tek operatorët ekonomikë lidhur me çmimet si dhe inspektimet e rregullta lidhur me respektimin e rendit të udhëtimit te operatorët transportues urban dhe ata ndërurban në këtë komunë. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, Komuna ka lutur […]

Inspektorati në Fushë Kosovë inspekton përputhjen e çmimeve raft-arkë nëpër markete dhe objektet e ndërtimore
inspektorati-ne-fushe-kosove-inspekton-perputhjen-e-cmimeve-raft-arke-neper-markete-dhe-objektet-e-ndertimore

inspektorati-ne-fushe-kosove-inspekton-perputhjen-e-cmimeve-raft-arke-neper-markete-dhe-objektet-e-ndertimore

Drejtoria për Inspektorat në Fushë Kosovë ka vazhduar inspektimet edhe sot, ku janë inspektuar objekte ndërtimore, vizita tek operatorët ekonomikë lidhur me çmimet si dhe inspektimet e rregullta lidhur me respektimin e rendit të udhëtimit te operatorët transportues urban dhe ata ndërurban në këtë komunë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, Komuna ka lutur qytetarët që për çdo parregullësi që hasin të bashkëpunojnë me Drejtorinë për Inspektorat.

“Sektori i ambientit ka realizuar inspektimet me qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve të industrisë, transportit, ndërtimit si dhe tjera veprimtari të njeriut.  Sektori i ndërtimit ka vazhduar punën në inspektimin e objekteve ndërtimore nëpër punishte tek objektet me leje ndërtimore si dhe identifikimin e objekteve pa leje ndërtimore duke zhvilluar procedurat e parapara me ligjin për ndërtim.

Sektori i tregut me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit ka realizuar vizita tek operatorët ekonomik duke bërë inspektimin e produkteve si dhe përputhjen e çmimeve raft – arkë. Po ashtu duke urdhëruar bizneset e reja që të pajisen me aktvendim pune – kushte teknike. Sektori i komunikacionit ka kryer inspektimet e rregullta lidhur me respektimin e rendit të udhëtimit te operatorët transportues urban dhe ata ndërurban të cilët qarkullojnë nëpër territorin e komunës sonë”, thuhet në njoftim.