Arifi: Udhëzimi i MAPL-së, vështirë të japë rezultate

Njohësi i qeverisjes lokale, Qëndrim Arifi, e ka komentuar Udhëzimin Administrativ të MAPL-së i i cili i hap rrugë zgjedhjeve të reja në veri. Ai tha se ky udhëzim është e vështirë të japë zgjidhje, pasi sipas tij, problemi në veri është politik e jo legjislativ. “Realisht, kryetarët e zgjedhur në veri dhe qeveria i […]

Arifi: Udhëzimi i MAPL-së, vështirë të japë rezultate
arifi:-udhezimi-i-mapl-se,-veshtire-te-jape-rezultate

arifi:-udhezimi-i-mapl-se,-veshtire-te-jape-rezultate

Njohësi i qeverisjes lokale, Qëndrim Arifi, e ka komentuar Udhëzimin Administrativ të MAPL-së i i cili i hap rrugë zgjedhjeve të reja në veri.

Ai tha se ky udhëzim është e vështirë të japë zgjidhje, pasi sipas tij, problemi në veri është politik e jo legjislativ.

“Realisht, kryetarët e zgjedhur në veri dhe qeveria i kanë pasur në tavolinë dy opsione. Qeveria si duket ka shkuar në opsionin që është më shumë demokratik e që është shprehja e vullnetit të qytetarëve, ashtu siç e kanë bërë që t’i zgjedhin ata kryetarë”.

“Nëse ndalemi tek udhëzimi Administrativ, është e qartë që për qëllim ka që ta shtjellojë, ta trasoj rrugën dhe hapat që duhet ndiqen deri te largimi i këtyre kryetarëve nëpërmjet vullnetit të qytetarëve të komunave veriore”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Arifi tha se kjo është tendencë e qeverisë për t’u arsyetuar tek faktori ndërkombëtar se Kosova po bën lëvizje në drejtim të zgjedhjeve të reja.