Instruktorë turq realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turq kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë. Tutje, bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndikuar në ngritjen e […]
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turq kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë.
Tutje, bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake dhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turq kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”, shkroi FSK-ja në Facebook.
Tutje, thuhet se mbështetja e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së është e vazhdueshme.
“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë me partneren, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuojë në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.