Ish-gjyqtari Kryeziu: Draft-statuti i Asociacionit është perfekt, është modifikuar dhe në harmoni me Kushtetutën

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani të hënën e ka bërë publik një draft statut të Asociacionit, duke thënë se drafti është i gjerë dhe i thellë dhe se nëse do të zbatohet, Kosova duhet të kërkojë diçka të madhe në këmbim. Por, përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende. Kryeziu: Draft-statuti i publikuar në […]

Ish-gjyqtari Kryeziu: Draft-statuti i Asociacionit është perfekt, është modifikuar dhe në harmoni me Kushtetutën

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani të hënën e ka bërë publik një draft statut të Asociacionit, duke thënë se drafti është i gjerë dhe i thellë dhe se nëse do të zbatohet, Kosova duhet të kërkojë diçka të madhe në këmbim.

Por, përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende.

Kryeziu: Draft-statuti i publikuar në media, është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se draft-statuti i publikuar është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kryeziu tha se përmbledhja e katër drafteve paraprake është draft-statuti i ri.

“Ky draft-statut është një përmbledhje e drafteve që kanë qenë paraprakisht që kanë qenë katër drafte të cilat me këto janë marr shkolla të larta juridike franceze, gjermane deri diku angleze e amerikane edhe ky shqiptar i joni është akumulimi i të gjitha drafteve të cilin e konsideroj që është në përputhshmëri me normat pozitive, juridike të Kosovës respektivisht me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vërejtje për ta trajtuar Gjykata Kushtetuese këtë draft.

“Nuk ka ndonjë vërejtje në aspektin të cilin do të trajtojë Gjykata Kushtetuese se në përputhshmëri është më të gjitha aktet normative të Kosovës, respektivisht me ligjin për vetëqeverisje lokale, bashkëpunimin ndërkomunal dhe me konventa ndërkombëtare për pakicat kombëtare”, tregoi Kryeziu.

Kryeziu: Draft-statuti i Asociacionit është brumë i 2013-tes dhe ka elemente të 2015-tës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Front Online ka folur lidhur me kryetemën e këtyrë ditëve,  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Kryeziut, draft-statuti i publikuar është brumë i 2013 dhe ka disa elemente të 2015-tës.

“Ky draft-statut i Asociacionit është brumi i 2013, 6 dispozita të 2013 janë vendosur këtu, nuk ka lëvizë, ka elemente edhe të 2015 e cila është modifikuar dhe e konsideroj që është modifikuar dhe unë e konsideroj se është perfekt në këtë drejtim”, tha ai.

Ish-gjyqtari Kryeziu ka treguar se çka nënkupton rezoluta 1244 për Kosovën.

“Rezoluta 1244 nënkupton se segmentin e sigurisë e ka NATO e cila është prezentë në Kosovë dhe vendi ynë quhet një shtet sovran me sovranitet të butë”, është shprehur Kryeziu.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, ta lëshojnë rrugën për zgjedhje demokratike

Zgjedhjet në veri janë planifikuar të mbahen në bazë të udhëzimit administrative për largimin e kryetarëve aktual.

Lidhur me këtë çështje ka një mendim ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Ai tha se kjo metodë është humbje kohe dhe nuk ja vlen.

Sipas Kryeziut, kryetarët aktual duhet të japin dorëheqje.

“Ajo është humbje kohe për nxjerrjen e një akti i cili nuk ja vlen, ata për me ardh deri tek zgjedhjet, kryetarët e komunave duhet më sfiduar vetën me dhënë dorëheqje edhe lëshon rrugë për zgjedhjet demokratike komunale.  Nëse nuk dhënë dorëheqje duhet me pritë deri të përfundon mandate”, ka përfunduar Kryeziu për Front Online.